Cili ishte skandali i vitit në futboll?

Edhe viti i 2018 ka prodhuar skandale të ndryshme në sportin kosovar. Por asnjëri nuk ishte më i madh sesa ai që kishte të bëjë me biletat për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, shkruan gazeta “Zëri”.

Derisa Federata e Futbollit e Kosovës u tregua amatore në menaxhimin shitjes së biletave në shprehje erdhi tregu i zi, ku biletat shiteshin me çmime të stërfryera, përcjell Gazeta Olle.

Ndërsa në pikat e shitjes zyrtare krijoheshin kolona të gjata dhe ka pasur raste kur qytetarët janë alivanosur nga gazi lotsjellës i përdorur nga Policia, e cila ishte e detyruar të ndërhyjë. Fenomeni përsëritej në vazhdimësi.