Cili është lojtari më i mirë ndaj të cilit ka luajtur Etrit Berisha?

Portieri i Kombëtares shqiptare, bashkë me Lorik Cana dhe bashkëlojtarë tjerë të tyre tek Lazio, kanë vizituar sot Shkollën multietnike Salvini në Romë.

Berisha bashkë me lojtarët tjerë, iu janë përgjigjur pyetjeve të nxënësve.

Etriti u pyet edhe për lojtarin më të mirë ndaj të cilit ka mbrojtur. “Lojtari më i mirë ndaj të cilit kam luajtur është Samuel Eto’o. Është i shpejtë dhe ka goditje të mirë”, tha Berisha, shkruan lazialita.com, përcjell GazetaOlle.com.

Sa i përket momenteve më të mira ai edhe këtu përmend Kombëtaren. “Momentet më të mira janë debutimi në kampionatin suedez dhe ndeshja e parë me Kombëtaren shqiptare. Shpresoj që edhe në Lazio të kem shumë momente të mira”, tha ai.

Etriti në Suedi luajti tek Kalmari, ku kaloi nga 2 Korriku. (Gazeta Olle)

canaberisha