Cili gjyqtar mori notën pesë?

Gjyqtari kryesor i derbit lokal mes 2 Korrikut dhe Prishtinës, në konkurrencën e juniorëve, Dardan Çaka është notuar me notën pesë (5) nga vëzhguesi i takimit, Kujtim Maliqi.

Kjo është notë e rrallë dhe gjyqtarët rrallë marrin edhe në rangje më të larta.

Ndërkohë, dy asistentët e Çakës, Granit Hyseni e Granit Koci, janë notuar me notën katër (4). Dueli u fitua nga Prishtina 0:1.