Cilat komisione do të ndërrohen në FFK?

Federata e Futbollit e Kosovës mori vendim të martën që të pushojë mandatin e të gjitha komisioneve dhe shoqatave që veprojnë në kuadër të FFK-së.

Pikërisht komisionet ishte ato që gjatë tërë kampionatit ishin në qendër të kritikave nga klubet.

“KE ka marrë vendim që pas përfundimit të garave të këtij edicioni të pushojë mandatin dhe punën e të gjitha Komisioneve dhe Shoqatave dhe do të bëjë riformatizimin e tyre para edicionit të ri të garave me qëllim të profesionalizimit të këtyre Komisioneve dhe Shoqatave në përputhje me kërkesat e kohës dhe në të mirë të futbollit të Kosovës. KE shqyrtoi edhe kërkesat dhe parashtresat drejtuar këtij Organi”, thuhet në vendimin e dalë nga KE i FFK-së, raporton Gazeta Olle.

Se a do të ndërrohen të gjitha komisionet, apo vetëm do të bëhet riciklim i atyre që kanë qenë deri më tani, mbetet të shihet gjatë pushimit veror.

Kujtojmë që shkaku i pakënaqësive me Komisionin e Delegimit të Vëzhguesve, pati edhe dorëheqje të vëzhguesve.