Çiftet e mundshme të barazhit

Vllaznia e Pozheranit dhe Dukagjini do jenë dy skuadrat që priten ti sfidojnë dy ekipet tjera që vijnë nga elita e futbollit kosovar.

Ferizaj është skuadra që edhe zyrtarisht e ka mësuar fatin e vet për të luajtur në barazh, ndërkohë Drita duhet të shpresojë në ndonjë mrekulli në javën e fundit për ti ikur ndeshjes së “ftohtë”, raporton ‘Sheshi’.

Kështu si po shkojnë punët Vllaznia e Pozheranit (3) do të ndeshet me Ferizajn (11), ndërkohë Dukagjini i Klinës do të përballjet me Dritën (10).

Çiftet e mundshme të barazhit:

Vllaznia e Pozheranit – Ferizaj

Dukagjini – Drita