Christian Panucci kërkon aktivizimin e 17-vjeçarit te Kombëtarja shqiptare

Në momentin që ka firmosur për të qenë në krye të Kombëtares Shqiptare, trajnerin italian Christian Panucci është shprehur se do të udhëtojë për të ndjekur talentet kudo luajnë me synim që t’i bindë ata për të qenë pjesë e kuqezinjve.

Dhe mesa duket italiani po e mban fjalën e tij, pasi ditët e fundit ka nisur të ndjekë nga afër një talent 17-vjeçar i cili mund të jetë pjesë e ekipit kuqezi, pa kaluar më parë te skuadrat përfaqësuese të moshave.

Besir Baftijari shqiptari i Maqedonisë, që ka lindur në Çeki dhe aktualisht luan te Sparta e Pragës.

Mesfushori ka luajtur fillimisht me Kombëtaren e moshave U-15 dhe U-16 të Maqedonisë, ndërsa më pas ka vendosur të zgjedhë fanellën e Çekisë për Kombëtaren U-17.

Besiri-300x225

Interesimi i tij nga klube të mëdha nuk ka munguar, madje ka zhvilluar një provë edhe te skuadra e Romës.

Trajneri Panucci po mundohet që të bindë futbollistin t’i bashkohet kuqezinjve pavarësisht se ka provuar dy fanella të tjera të ekipeve Kombëtare më parë.

besir-300x160