Chipuises i del problem, lojtari nuk ishte në Mal të Zi me skuadrën

Henry Chipuise është një nga përforcimet më të mëdha të Vëllaznimit.

Sulmuesi i ardhur si huazim nga Trepça ’89, ka stërvitur për disa ditë me klubin në Gjakovë.

Por kur erdhi puna të shkojë në Mal të Zi për përgatitje,  atij i doli problem shkaku i dokumentacionit.

GazetaOlle.com merr vesh se lojtari nuk ka mundur të futet në Mal të Zi dhe për disa ditë ka stërvitur me juniorët.

Vëllaznimi kërkon mbijetesë, ndërsa Chipuise pritet të jetë sulmuesi kryesor i tyre në këtë  luftë. /Gazeta Olle/

chipuise 1