Chelsea – Watford, ndeshja mbyllet me gjashtë gola

Chelsea ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Watfordit me rezultat 4:2.

Skuadra e Antonio Contes kaloi e para në epërsi me golin e Pedro Rodriguez.

Por, mysafirët u rikthyen në lojë duke përmbysur rezultatin me golat nga Abdoulaye Doucoure dhe Roberto Pereyra.

 Chelsea u rikthehet fitoreve

“Blues” nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin me golin e rezervistit Michy Batshuayi.

Kurse, Cesar Azpilicueta dhe sërish Batshuayi shënuan dy herë të tjera për rezultatin final 4:2.

VIDEON mund ta shikoni duke klikuar këtu