Chelsea vazhdon tutje falë një fitoreje të vështirë ndaj Evertonit

Chelsea është kualifikuar tutje në Carabao Cup.

”Të Kaltërit” e kanë mposhtur sonte Evertonin si vendas, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Skuadra e Antonio Contes ka triumfuar me rezultat, 2:1.

Golat për vendasit i shënuan mbrojtësi, Antonio Rudiger në minutën e 26-të dhe Willian në minutat e fundit.

DM_QAwlW4AAeUaj

Ndërsa për mysafirët shënoi Dominic Calvert-Lewin (’90).

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të rrethit të 4-t të Carabao Cup.

Në këtë ndeshje, Chelsea u paraqit me lojtarë të rinjë për t’i pushuar lojtarët kryesor.

Në këtë ndeshje debutoi edhe 17-vjeçari Ethan Ampadu, i cili u vlerësua mjaftueshëm për ndeshjen e sontme.

Kjo fitore sa e stabilizon situatën në klub, pasi drejtuesit janë duke i bërë presion trajnerit, Antonio Conte për rezultatet e dobëta kohëve të fundit.

Golat e ndeshjes mund t’i shikoni KËTU. /Gazeta Olle/

DM_sz3LW0AEqPFj