Chelsea prek titullin

Chelsea e ka bërë edhe një hap të madh drejt titullit kampion të Premierligës, duke e mposhtur Manchester Unitedin në derbin e fundjavës angleze të futbollit.

Golin e vetëm për tri pikët e skuadrës së Jose Mourinhos e realizoi Eden Hazard në minutën e 38-të, i cili shënoi nga afërsia pas pasimit fantastik të brazilanit Oscar.

Me këto tri pikë, Chelsea tani ka 76 sosh në krye të Premierligës, 10 më shumë se Arsenali dhe 11 më shumë se Unitedi.