Chelsea fiton thellë dhe kalon tutje në FC Cup

Skuadra londineze Chelsea ka fituar 4:1 ndaj Peterborough United, skuadër kjo që bën gara në League One të Anglisë.

Pas humbjes nga Tottenham, “Blutë e Londrës” kanë gjetur rrugën drejt fitoreve. Chelsea u treguar i fortë për Peterborough United, ku fitoi 4:1 – për t’u kualifikuar në fazën tjetër të FA Cup.

Golat për “Blutë e Londrës” i shënuan Pedro Rodriguez  (18’ dhe 75’), Michy Batshuayi (44’)  dhe Willian (52’). Derisa golin e nderit për mysafirët e shënoi Tom Nicholls (70’).

Kujtojmë se Chelsea luajti me një lojtar më pak nga minuta e 67’të, pasi kapiteni John Terry u ndëshkua me karton të kuq.

loading...