Chelsea fillon zyrtarisht bisedimet për sulmuesin anglez

Skuadra e Chelseat ka nisur bisedimet zyrtare me West Ham United, për të marrë sulmuesin Andy Carroll.

Sipas “Sky Sports”, West Ham nuk ka ndërmend ta shesë Carroll, pa 30 milionë euro. Chelsea është gati të ofrojë Michy Batshuayi si pjesë e këtij transferimi, por orët e fundit janë shtuar zërat se sulmuesi belg do të shkojë te Sevilla.

Image result for andy carroll

Chelsea është futur edhe në garën për Alexis Sanchez, pasi Manchester City doli jashtë saj dhe po sfidon Manchester United për të marrë sulmuesin e Arsenalit.

Trajneri Antonio Conte ka kërkuar me ngulm blerjen e Carroll, për të pasur një alternativë për Alvaro Morata, i cili aktualisht është sulmuesi i vetëm i kampionëve në fuqi të Anglisë.

Image result for conte

West Ham e bleu Carroll për 20 milionë euro nga Liverpool në vitin 2013, pasi më parë e kishte huazuar nga “Të Kuqtë”. Sulmuesi, që ka pasur disa dëmtime, ka shënuar 25 gola në 86 ndeshje me klubin londinez. /Gazeta Olle/

Image result for andy carroll