“Chelsea e fiton titullin edhe pikë!”

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, ka bërë që Jose Mourinho të rikthejë për vete tifozët dhe t’iu garantojë titullin e kampionit këtë vit në Premierligën angleze.

“Mendoj se përgjigjja jonë për titull do të jetë e mirë. Vërtetë besoj se do të fitojmë titullin. E kam të njëjtin besim edhe në këta lojtarë. Absolutisht, absolutisht”, ka deklaruar Mourinho në konferencën për shtyp para ndeshjes me Southamptonin. (Gazeta Olle)