Chelsea afër rikthimit në ekip të yllit të Serie A

Chelsea pritet ta rikthejë ish futbollistin e tyre nga Serie A, Jeremie Boga.

Boga, këtë edicion ka shkëlqyer në fanellën e skuadrës Sassuolo, transmeton Serie A, transmeton Gazeta Olle.

Blutë’ e Londrës mbajnë të drejtën për blerje-mbrapsht të Boga, për shumën e 15 milionë eurove.

Futbollisti në fjalë ishte pjesë e Chelseat në vitin 2009, ku ishte bashkuar akademisë së skuadrës.

Paraqitjet e mira me Sassuolo mund t’i japin një vend tashmë në skuadrën A të londinezëve.