Challenge Cup 2018: Volejbollistet e KV Kastriotit mësojnë kundërshtarin

Volejbollistet e KV Kastriotit nga Ferizaj në gjashtëmbëdhjetën e finaleve të Challenge Cup 2018 kundër skuadrës nga Finlanda OrPo ORIVESI, bëri të ditur Fadil Lumi, veprimtar i volejbollit.

Kjo u vendos me short në Luksemburg. “Ndeshja e parë parë do të zhvillohet më 13 dhjetor në Ferizaj, ndërsa ndeshja e dytë është planifikuar për 10 janar në Finlandë.

Nëse KV “Kastrioti “ kualifikohet për rrethin e ardhshëm, në të tetën e finales do të luajë kundër fituesit të ndeshjes në gjashtëmbëdhjetën e finaleve dhe atë kundër fituesit te ndeshjes 2-203/2-504 dhe CZE –TJ OSTRAVA nga Sllovakia”, shkruan Lumi.

 volejboll