Challandes tregon se cilët lojtarë pritet të aktivizojë ndaj Gjibraltarit, do ta pushojë lojtarin më në formë

Bernard Challandes ka dalë në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes me Gjibraltarin, që zhvillohet nesër.

Miqësorja do t’i shërbejë Kosovës para takimit të së hënës më Malin e Zi, në kuadër të EURO 2020.

“Do t’ju japim mundësi lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minuta në ndeshjet e deritashme”, tha zvicerani, raporton Gazeta Olle.

Ai përsëriti se ndeshja me Gjibraltarin do të jetë e mirëseardhur para sfidës me Malin e Zi.

“Nga kjo ndeshje dua të shoh gjithçka. Formën e lojtarëve, agresivitetin dhe dëshirën për lojë. Pra nuk është ndeshje e lehtë është shumë e rëndësishme dhe është përgatitje për ndeshjen me Malin e Zi. Unë e respektojë Gjibraltarin dhe dua më të mirën nga ekipi. Nëse vërej që ndonjë lojtarë nuk e ka dhënë më të mirën nga vetja nesër do të ketë telashe me mua”, theksoi ai.

Challandes bëri të ditur se nuk do ta aktivizojë yllin e Werder Bremenit, Milot Rashica, i cili po rikthehet nga lëndimi.

I pranishëm në konferencë ishte edhe mesfushori, Anel Rashkaj, i cili po ashtu tha se kjo ndeshje do t’ju shërbejë lojtarëve për të parë nga afër formën para ndeshjes me malazezët.