Challandes s’ka kohë për festë, ja çfarë po bën tani

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes nuk ka kohë të festojë fitoren ndaj Bullgarisë.

Vetëm një ditë pas ndeshjes, ai ka vendosur të jetë i pranishëm në ndeshjen ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës U 21 dhe asaj të Turqisë, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Në kohën kur Përfaqësuesja A po ka probleme për shkak të lëndimeve të shumta, Përfaqësuesja U 21 shihet si alternativë për të gjetur zëvendësuesit e duhur, raporton Insajderi.

Ndeshja Kosova – Turqia fillon në orën 20:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.