Challandes kërkon qendërmbrojtësin e Zvicrës U-21

Bernard Challandes dëshiron të sjell emra të rinj në Kombëtaren e Kosovës dhe vëmendja e tij është në Zvicër, vendin prej nga vjen.

Zvicerani, përzgjedhës i Kosovës, ka zbuluar dëshirën e tij të re.

Ai po e kërkon mbrojtësin e Zvicrës U-21 dhe Zurichut, Mirlind Kryeziun.

“Kam biseduar me presidentin e federatës së Zvicrës, Peter Gillieron. Ne e njohim mirë njëri-tjetrin. Kryeziu është në listën time, kuptohet. Nuk dua ta hidhëroj askënd. Dua ta marrë atë kur të vij në konkluzion se ai nuk dëshiron të luajë për Zvicrën, dhe kur ai dëshiron të luajë për Kosovën, sepse të gjithë mund të luajnë për Shqipërinë. Gjëja më e rëndësishme për mua është nëse lojtari dëshiron”, tha Challandes për “blick.ch”, raporton Gazeta Olle.

bernard challandes
ArberZenelii

9-shi

Kosovaekipi