Challandes flet nga Ishujt Faroe: Nuk na pengon që jemi mysafir, luajmë lojën tonë

Në konferencën për media para ndeshjes me Ishujt Faroe, përzgjedhësi Bernard Challandes dhe futbollisti Herolind Shala u janë përgjigjur gazetarëve.

Futbollisti Herolind Shala në fillim ka thënë se fusha sintetike nuk paraqet ndonjë vështirësi për ta, pasi që shumë prej nesh kemi luajtur në bari artificial.

“Nuk do të ndjejmë presionin, sepse ne do ta zhvillojmë lojën tonë dhe duhet të angazhohemi që të fitojmë pikët e plota për ta ruajtur kryesimin”, tha Shala.

Ndërkaq, Challandes ka thënë se si përzgjedhës asnjëherë nuk e bën të ditur përbërjen. “Ndonëse, Ishujt Faroe luajnë në shtëpi, ne do ta luajmë lojën tonë dhe nuk do të ndryshojmë  asgjë. Në ndeshjen e kaluar kemi luajtur me topa të gjatë, por ky nuk ishte problemi, por problemi kishte se patëm shumë futbollistë në 16 metërshin e kundërshtarit. Jemi në gjysmë të kualifikimeve dhe siç kam thënë disa herë secili ekip i ka gjasat e veta. Për mua është që të funksionojë grupi e jo individi. Kemi zëvendësues për futbollistët që do të mungojnë dhe kjo është puna ime të gjejë përbërjen sa më të mirë”, ka thënë Challandes.

Ishujt Faroe – Kosova, luhet prej orës 18:00.