Challandes e konfirmon: Këta dy futbollistë mund t’i bashkohen ekipit U21 pas ndeshjes ndaj Gjibraltarit

Bernard Challandes ka folur në konferencën e fundit për shtyp në prag të miqësores ndaj Gjibraltarit.

Selektori i Kosovës ka komentuar gjithashtu edhe listën e futbollistëve të ftuar, derisa ka deklaruar se Arbenit Xhemajli dhe Lirim Kastrati mund të rikthehen te ekipi U21, shkruan Gazetasheshi.com.

“Për mua është e mundur që Kastrati dhe Xhemajli ti bashkohen ekipit U21. Në rast se ne nuk kemi nevojë për ta, ata mund të rikthehen me ekipin U21 pas ndeshjes me Gjibraltarin”, deklaroi Challandes përpara mediave.

Më tej tekniku zvicerian theksoi se primare është ekipi i kombëtares A, mirëpo nuk dëshiron të lerë keq as ekipin U21.

“Nëse mund ta ndihmojë ekipin U21 do ta bëja me shumë kënaqësi, por primare është ekipi A i kombëtares”, theksoi Challandes.

Xhemajli dhe Kastrati janë pjesë e listës së Challandes për dy duelet e muajit tetor që Kosova A i zhvillon ndaj Gjibraltarit të enjten mbrëma (miqësore) dhe ndaj Malit të Zi katër ditë më pas (kualifikuese).

Në rast se Xhemajli dhe Kastrati do të riktheheshin te ekipi U21 i Kosovës, atëherë Rafet Prekazi do të kishte dy ‘armë’ më shumë për duelin e së martës ndaj Shqipërisë U21.