Çfarë thotë shënuesi i Ferizajt, Gzim Rusi?

Ferizaj e nisi mirë pranverën, pasi në ndeshjen e parë të këtij kampionati arriti që të shënoj fitore kundër një kundërshtari të drejtpërdrejtë siç është Istogu (2:1).

Lojtari i ndeshjes doli të jetë Gzim Rusi i cili arriti të shënoj dy golat për Ferizajn.

“Ndeshja nuk ishte e lehëtë, por me angazhimin tonë që e dhamë gjatë gjithë lojës arritëm të tri pikë që na ngritin në renditje dhe po ashtu e ngritin edhe moralin e skuadrës”, tha Gzim Rusi për ‘Gazetën Olle’.

Ai thotë se e meritoi t’i shënoj ato gola.  “Kam vepruar shumë mirë sot në fazën e sulmit duke dhënë gjithçka nga vetja. Besoj që e meritova t’i shënoj ato gola që do të jenë një inspirim për mua që të vazhdojë tutje” pohoi Rusi.