Çfarë thotë Lorik Cana për tifozët që e pritën në aeroport?

Lorik Cana nuk ka mbetur i befasuar me pritjen që iu bë nga tifozët shqiptarë me të arritur kombëtarja shqiptare në Kopenhagë.

Në një intervistë të shkurtër për televizionin danez, ‘Ekstra Bladet’, ai tha se këso pritjen kanë edhe në vende tjera.

“Nuk e di qka është normale, por e di se e kemi pritjen e tifozëve, sepse kështu e kemi edhe në vende tjera të Evropës. Është ndjenjë e rëndësishme për ne ta kesh përkrahjen e tifozëve”, tha Cana përcjell GazetaOlle.com.

“Kështu ishte kur luajtëm edhe në Zvicër, pastaj në Norvegji”, shtoi ai.

tifozat

I pyetur për takimin nga gazetari danez, kapiteni shqiptar shtoi:  “Ne jemi në pozitë të njëjtë me Danimarkën dhe të jesh në këtë pozitë na jep mundësi të mirë, ne kemi edhe një ndeshje tjetër të rëndësishme pas tri ditësh dhe do të mundohemi të dalim mirë”, përfundoi ai.

 

Intervistën e Lorik Canës mund ta gjeni në këtë link:

http://ekstrabladet.dk/sport/fodbold/landsholdsfodbold/em2016/vild-ankomst-albansk-inferno-i-lufthavnen/5715159