Çfarë po ndodh me Lenjanin

Ermir Lenjani nuk është duke kaluar momentet e tij më të mira në karrierë, pasi ka hasur në vështirësi pas transferimit në Ligue 1 të Francës.

Në janar mesfushori shqiptar i bënë një vit nga transferimi në kampionatin francez dhe nuk ka arritur të përshtatet pasi fillimisht lëndimet e kanë kapluar pastaj edhe inatet e trajnerëve me të.

Pasi në Rennes nuk ia deshi duke pësuar shumë lëndime dhe duke pasur problem me trajnerin e tij, e njëjta gjë si duket po i ndodh edhe tek skuadra e re Nantes.

26-vjeçari ishte lojtari kryesor tek ish-skuadra e tij zvicerane St Gallen dhe në Kombëtaren shqiptare një nga më meritorët për kualifikimin e tij në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’.

Por edhe pse po kalon një formë të mirë ai nuk është marrë në konsideratë nga trajneri i tij armeni Der Zakarian.

Në mesjavën e kaluar Lenjnani ishte lojtari më i mirë në fushë në kuadër të Kupës së Francës duke bërë edhe një asistim, ndërsa tani nuk është ftuar fare.

Si duket Franca nuk i ka sjellë fat mesfushori këmbëshpejtë shqiptar, ndërsa mund të ndodh që gjatë janarit ai të largohet nga ky kampionat për të treguar cilësitë e tij të mëdha që posedon në një kampionat tjetër.

Kujtojmë që më herët për shqiptarin interesim kishin shprehur skuadra nga Turqia, Italia por edhe nga Gjermania me Stuttgartin dhe Kolnin që e kërkonin me këmbëngulje.