Çfarë ka të bëjë Xherdan Shaqiri me vendimin e Hadërgjonajt për t’iu bashkuar Kosovës?

Florent Hadërgjonaj sot vendosi t’i bashkohej Kombëtares së Kosovës.

Pasi kaloi shumicën e ekipeve kombëtare të Zvicrës, Florenti sot i tha “Po” Kosovës dhe do t’i bashkohet grupit të lojtarëve të udhëhequr nga Bernard Challandes.

E, ishte menaxheri i tij, Erdin Shaqiri, ai i cili luajti rol të veçantë në vendimin e mbrojtësit të Huddersfield, shkruan Gazeta Olle.

Kështu njoftoi edhe kreu i FFK’së, Agim Ademi, në mesazhin e tij. “Në rastin konkret të Florentit, falënderoj familjarët e tij të ngushtë, si dhe dajtë e tij, në konakun e të cilëve është marrë vendimi që Florenti t’i bashkohet Kosovës. Po ashtu falënderoj njeriun që ishte i prerë për t’iu realizuar dëshira Florentit për të qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, menaxherin Erdin Shaqiri”, shkroi Ademi.

Erdini është vëllai i Xherdan Shaqirit, superyllit të Kombëtares së Zvicrës. /Gazeta Olle/