Çfarë i ka bërë Majlinda Kelmendi kësaj xhudiste nga Çekia?

Xhudistja çeke, Renata Zachova, është inspiruar nga idhulli i saj, Majlinda Kelmendi.
Ajo ka treguar për faqen zyrtare të Federatës Evropiane të Xhudos, se çfarë shytjte në karrierë i ka dhënë xhudisjta kosovare.

“Në janar, trajneri Jiri Stepan aranzhoi një kamp stërvitor për mua në Kosovë, ku unë kisha mundësinë që të ushtroja për më shumë se një javë me idhullin tim, Majlinda Kelmendi”, ka deklaruar mes tjerash Renata, përcjellë “Lajmi.net”.

Një shembull ky që tregon se krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, tashmë po i inspiron edhe xhudistet tjera kudo nëpër botë.