Çfarë fati i keq: Kjo ishte goditja e dënimit që na drithëroi zemrat në minutën e 87!

Arbër Zeneli realizoi përsëri për Kosovën, duke gjetur rrjetën me një goditje precize nga distanca.

Mirëpo, ai ishte i pafat pasi që mundi të shënonte edhe golin e përmbysjes ndaj Bullgarisë, përcjellë Gazeta Olle.

Zeneli bëri një super-gjuajtje nga goditja e dënimit në minutën e 87, por topi shkoi pak centimetra jashtë portës.

Portieri bullgar mbeti i “ngrirë” dhe ishte i mposhtur, por fati na ktheu shpinën.

Dëshpërim i madh edhe në stadium që ai top nuk u fut në rrjetë. /Gazeta Olle/