Çfarë bëri Jurgen Klopp që t’ja rikthejë formën e duhur Liverpoolit në ndeshjet e fundit?

Liverpooli po kalon në formë të mirë për momentin, dhe Georginio Wijnaldum është pjesë integrale e saj.

Holandezi u paraqitë pothuajse në të gjitha ndeshjet këtë sezon, dhe tani ai e ka zbuluar çelsin e këtij suksesi, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Edhe pse nuk ka shënuar apo asistuar aq shumë, këtë punë e kanë bërë lojtarët si Philippe COutinho, Mohamed Salah, SAdio Mane dhe Roberto Firmino.

Liverpooli me këtë formë i ka fituar shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit, duke barazuar edhe dy herë që nga humbja nga Tottenhami me rezultat, 1:4.

960

Dhe duke folur para ndeshjes së nesërme ndaj Evertonit, Wijnaldum zbuloi se Klopp i dha një kthesë pozitive sezonit të skuadrës.

”E shoh të vështirë ta shikoj veten në televizion. Nuk më pëlqen. Unë me të vërtetë nuk shikoj shumë futboll”.

”Zhveshtorja në ”Wembley” ishte një vend i dhimbshëm atë. Si u mbromë ne ishte e tmerrshme”.

”Por, trajneri na tha qëta shikojmë ndeshjen dhe ne duhej ta shikonim”.

di-maria-1-e1512842247410-780x439

”Kjo ishte një gjë e mirë pasi që kemi mësuar nga kjo. Nuk do të ndodhë prapë”, u shpreh Wijnaldum. /Gazeta Olle/