Çfarë bën Argjend Malaj pas humbjeve të Tiranës?

Ish-mesfushori i Prishtinës, Argjend Malaj, po bën një kampionat shumë të mirë me Tiranën dhe synimi kryesor i tij është fitimi i titullit kampion me bardhekaltërit

Në një prononcim për gazetën, ai iu thotë kosovarëve tjerë të Skënderbeut, Kukësit dhe Partizanit, që titullin e merr Tirana

“I kemi përpara dy ndeshje shumë të rëndësishme (kundër Kukësit dhe Partizanit). Ne do të luajmë vetëm për fitore. Kosovarët në skuadrat tjera? Mund t’iu them që titullin e marrim ne (qesh)”, deklaroi Malaj për Gazetën Olle.

Ai përmend një fakt interesant, i cili dëshmon më së miri se si priten humbjet në kampin bardhekaltër.

“Mund të them që pas ndonjë humbje që e pësojmë, përpos stërvitjeve unë nuk dal fare nga shtëpia për dy-tri ditë, sepse shumë njerëz të ndalin në rrugë dhe të akuzojnë”, shtoi Malaj.

Sot prej 17:00, Tirana e tij e zhvillon derbin e javës kundër Kukësit. /Gazeta Olle