Ceremonia e shëmtuar me trofeun e medaljet të “blera në pazar”, më në fund zgjohet FFK

Ceremonia e ndarjes së titullit kampion për Feronikelin ishte thjeshtë skandaloze.

Trofeu dhe medaljet e “blera në pazar”, u vendosën në një tavolinë që u gjend aty diku në stadiumin e Drenasit, përcjellë Gazeta Olle.

Një pamje e shëmtuar, që mund të garonte lirisht për ceremonitë më të shëmtuara të vitit në futbollin në Evropë.

Megjithatë, prej edicionit të ri do të jetë ndryshe, ka premtuar në “Dukagjini” kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai deklaroi që trofeu i titullit kampion dhe medaljet do të kenë stil unik.

“E kemi dizajnuar trofeun e titullit të kampionit të Superligës e po ashtu edhe medaljet do të ndryshojnë”, deklaroi Ademi.

“Prej vitit të ardhshëm do të ndahet një trofe i ri me dizajn unik”, shtoi ai.

Ndryshe nga trofeu i Superligës, ai i Kupës së Kosovës ka stil unik. /Gazeta Olle/