Celina ndez debatin përçarës të shqiptarëve (FOTO)

Në pamundësi për të lënë gjurmë në fushë, Bersant Celina bëhet protagonist në rrjetet sociale, duke e ndezur edhe më shumë debatin e fundit përçarës.

Ai ka postuar në faqen e tij në Facebook mesazhin e Dardanëve “Kosova është Kosovë”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Një pjesë e konsiderueshme e komentuesve e kanë kundërshtuar prizrenasin, duke shkruar që Kosova është tokë shqiptare, e Shqipërisë.

Për shkak të këtij mesazhi kontravers ka filluar edhe shpartallimi total i Dardanëve.