Cassano: Bëra gabimin më të madh në jetë, që nuk e dëgjova këtë këshillë të Tottit

Gabimi më i madh në karrierën e sulmuesit të njohur italian, Antonio Cassano, ishte largimi nga Roma.

Këtë e ka pranuar edhe vetë Cassano, duke vajtuar që nuk dëgjoi këshillat e kapitenit Francesco Totti, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Roma më ofroi rinovimin e kontratës dhe isha në një pozitë shumë të vështirë. Totti më tha: “Antonio, mbaje mend: Më mirë të fitosh më pak dhe të jesh i lumtur, se të shkosh diku për të fituar më shumë, ku lumturinë nuk e ke të garantuar”. Unë nuk e dëgjova Tottin, zgjodha instinktivisht Realin dhe gabova”, deklaroi Cassano.

Ai ishte ndër sulmuesit më të mirë në Evropë sa ishte te Roma, derisa pastaj pati dështime të njëpasnjëshme në karrierë, që prej kalimit te Reali.

francesco-totti-antonio-cassano-roma_awq71r8mu06119iy7c3jfl0xj