Casemiro reagon pas barazimit: ”Ajo çfarë kemi nevojë është të luajmë më mirë”

Real Madridi ka barazuar sonte me Celta Vigon me rezultat, 2-2 si mysafir.

Ndërsa, pas ndeshjes, ka reaguar edhe mesfushori, Casemiro, transmeton ”GazetaOlle.com”.

”Ishte një ndeshje e vështirë dhe me shumë intensitet. Të dyja skuadrat luajtën mirë, por ne i lëshuam dy pikë”.

”Duhet të vazhdojmë të punojmë, por ky barazim e bën edhe më të vështirë për ne”.

Casemiro

”Në pjesën e parë kemi luajtur mirë. Ne tentuam të mos pësuam gol në pjesën e dytë, por nuk i shpëtuam kësaj”.

”Duhej ta shënonim golin e tretë, por nuk ia arritëm”.

”E dimë se është e vështirë ta zëmë Barcelonën, por Real Madridi kurrë nuk dorëzohet”.

”Nëse këtu vshtë dikush që di t’i rikthejë gjërat në kampionat, atëherë ky është Real Madridi”.

nintchdbpict000376663025

”Sa i përket përforcimeve, unë mendoj se vetëm duhet të luajmë më mirë. Problemi s’është te portieri. Kur ne humbim, humbim të gjithë”, u shpreh Casemiro për AS. /Gazeta Olle/