Çartet Rama: Dimër, kiamet, Genc Nuzë

Dimër, kiamet dhe Genc Nuzë. Kjo i shkaktoi kokëçarje të madhe sot trajnerit të Istogut, Nazmi Ramës. Ai e ka vlerësuar gjykimin e Nuzës si të turpshëm, duke thënë që fitorja e Besës ishte totalisht e pamerituar.

“Të humb mundi i 90 minutave nga një gjyqtar është marre. Në këtë dimër, në këtë kiamet, kjo çfarë në bëri referi është turp. Lojën e kaluar Besa fitoi me meritë dhe e uruam, por sot jo. Ata fituan me një penallti që nuk ekzistoi. Ne nuk kemi qenë në përgatitje si ekipet e mëdha. Ne çdo pikë e fitojmë me meritë. E sot Besa fitoi pa meritë”, deklaroi Rama pas ndeshjes.

Kjo nuk është hera e parë këtë edicion që gjyqtarët akuzohen se i ndihmojnë Besës. Kujtojmë që Besa e kishte mposhtur Istogun në “Demush Mavraj” në vjeshtë, pikërisht pas një ndeshje me gjykime pafundësisht kontraverze të Hajriz Hajdarit.