‘Çartet’ Modriq

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric u shpreh i lumtur me rikthimin e tij në fushë nga lëndimi, por shprehu dëshpërimin për disfatën 3:4 në Santiago Bernabeu nga Schalke.

“Nuk dua të kërkoj arsyetime tani, jam këtu për të mbështetur ekipin. Por, vetëm një futbollist (Ronaldo) nuk mund ta rregulloj këtë, ne jemi ekip”, u shpreh ai.

“Ne duhet t’i kthehemi mënyrës së lojës nga fillimi i sexonit, kemi shumë kualitet dhe mendoj se do të shohim një Real Madrid më të mirë në ndeshjen e ardhshme”, theksoi ai.