Carlo Ancelotti merr një ofertë të jashtëzakonshme nga Kina

Guangzhou Evergrande, klub i cili e ka fituar tashmë Superligën Kineze, ka mbetur pa trajner.

Kjo pasi që Felipe Scolari ka vendosur të largohet nga gjiganti i futbollit kinez, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Guangzhou tani dëshiron që pasardhës i Scolarit të jetë Carlo Ancelotti, i cili është shkarkuar së fundmi nga Bayern Munchen.

Interesimi i klubit nga Kina po vazhdon të rritet dita ditës dhe tani edhe është bërë gati oferta.

Trajnerit italian i është ofruar një kontratë, prej të cilës do të përfitojë rreth 20 milionë euro.

DM_tPUJXcAARGTM

Thuhet se fillimisht, Ancelotti e ka refuzuar këtë ofertë pasi që dëshiron të pushojë deri në fund të sezonit dhe se deri atëherë do të menedojë për klubin e ri.

Gjithashtu, Ancelotti është përfolur edhe si një zëvendësim i Vincenzo Montellas te Milani për ta larguar klubin nga kriza e vazhdueshme.

Përveç Milanit, edhe Evertoni dhe Leicester City kanë shprehur interesim për teknikun italian.

Por, për GUangzhoun, Ancelotti nuk mbetet opsion i vetëm pasi që klubi kinez e ka në shënjestër edhe Frank Rijkaard. /Gazeta Olle/

nintchdbpict000038250409-e1508934715709