Capello: Ja kush e meriton Topin e Artë

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka treguar preferencat e tij për Topin e Artë.

Për Capellon, Topin e Artë e meriton Lionel Messi, dhe jo Cristiano Ronaldo.E në temën për futbollistët më të mirë në histori të futbollit, Capello zgjedh tre dhe harron Ronaldon.

“Unë jam me Sampaolin, që tha se Messi e meriton Topin e Artë, atë që pamë ndaj Sevillas, ishte poezi e pastër, ishte niveli më i lartë i futbollit”, deklaroi Capello, përcjell lajmi.net.

“Pele, Maradona dhe Messi, janë më të mirët në histori, ata kanë bërë që njerëzit ta duan edhe më shumë futbollin. Faleminderit Messi për atë që bëni dhe ne shohim. Shëndeti juaj për ne është shumë i rëndësishëm, ne duam që gjithmonë të shohim në fushë”.