Cantona kërkon nga Manchester United që ta transferoj këtë lojtar

Eric Cantona ka bërë një deklaratë befasuese.

Legjenda e Manchester United ka dhënë një intervistë për “Full Time Red Devils”, ku ka folur për “Djajtë e Kuq”.

Cantona ka thënë se atij i pëlqen që Manchester united të luaj lojë më shumë sulmues, pasi nuk ëhstë klub që mbrohet.

Gjithashtu, Cantona ka zbuluar se cilin lojtar do të dëshironte ta shihet në ish numrin e tij “7” tek Manchester United.

Javier Pastore

“Numri im? E adhuroj Javier Pastore, ai është një lojtar i madh”, ka thënë Cantona, përcjell “GazetaOlle.com”.

“Do të doja ta shihja tek Manchester United, pasi ai ka luajtur tek Argjentina, te një vend i amdh, por që nuk luan te një klub i vogël si PSG, jo ata janë klub i amdh sepse kanë para”.

“Dua që Manchester United të luaj lojë më shumë sulmuese, pasi historikisht ne nuk jemi mbrojtur dhe duhet të sulmojmë më shumë”.

“Më pëlqenë Jose Mourinho, e kam thënë para se të vije. Manchester United është si Barcelona. Luan lojë sulmuese, por që Mourinho duhet ta ndryshoj atë”, ka shtuar më tej Cantona./Gazeta Olle/

Eric Cantona