Cana refuzon edhe Greqinë

Vazhdon të mbetet e panjohur e ardhmja e Lorik Canës, i cili prej kohësh është në bisedime me shumë klube, por ende nuk ka vendosur.

Kapiteni i kombëtares shqiptare ka edhe një vit kontratë me Lacion, por ka rënë dakord me klubin italian që të largohet falas, në rast se gjen klubin që dëshiron.

Megjithatë, deri tani Cana ka refuzuar disa alternativa, duke preferuar të qëndrojë në Evropë, edhe pse ka marrë oferta joshëse nga kampionati amerikan MLS dhe ka Katari.

Tani Cana ka refuzuar edhe ofertën e Olimpiakosit, që në fakt ishte mjaft joshëse.

Kampionët e Greqisë i kanë ofruar një kontratë më të lartë se te Lacio, por vetë Cana ka refuzuar, duke mos preferuar kampionatin grek për shumë arsye.

Në këtë mënyrë, nuk përjashtohet mundësia që qendërmbrojtësi ynë të vazhdojë të luajë te Lacio, edhe pse janë 4 qendërmbrojtës të tjerë në skuadër