Cana në formacionin e dështuar të UEFA-s

Kampionati Evropian i futbollit që po mbahet në Francë, ka përfunduar fazën e parë me përfundimin e tre xhirove të fazës së grupeve.

Ashtu siç është pritur, edhe ky Evropian ka rezervuar befasitë e tij, në 24 ndeshjet e para.

Por në këto 24 ndeshje, jo të gjithë lojtarët kanë dhënë atë që është pritur nga ta, duke u bërë pjesë e formacionit me dështimet e Euro 2016.

Bein Sports ka përpiluar një formacion me lojtarët që nuk kanë arritur të tregojnë atë që është pritur prej tyre.

Në këtë formacion është përfshirë edhe Lorik Cana, kapiteni i Kombëtares Shqiptare që është ndëshkuar me karton të kuq në humbjen me rezultat 1:0 ndaj Zvicrës.

Portier: Salvatore Sirigu (Itali)

Mbrojtës: Gokhan Gonul (Turqi), Aleksandar Dragoviç (Austri), Lorik Cana (Shqipëri), David Limbersky (Çeki)

Mesfushorë: Andriy Yarmolenko (Ukrainë), Roman Neustadter (Rusi), Raheem Sterling (Angli),

Sulmues: Harry Kane (Angli), Robert Lewandowski (Poloni), Zlatan Ibrahimovic (Suedi)