Cana ka një pyetje për të gjithë: A jeni pro krijimit të Ligës së përbashkët kombëtare? (Video)

Vazhdojnë spekulimet se një ditë Kosova dhe Shqipëria do ta krijojnë ligën e përbashkët kombëtare.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka hapur një sondazh pikërisht për këtë gjë, sa prej tifozëve janë pro krijimit të kësaj lige.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cana kërkon që t’i përgjigjeni kësaj në faqen “ww.hum-app.com”.

“Përshëndetje të gjithëve, po kthehem me sondazhin e radhës. Ku kërkoj në aplikacion “ham”. Linkun e saj e gjeni sipër kësaj videoje. Për mendimin që keni a do të krijohet liga e përbashkët e futbollit. Kështu që ju pres, jepeni mendimin tuaj”, ka thënë Lorik Cana.