Cana: Juventusi të ndëshkon edhe në gabimin më të vogël

Mbrojtësi shqiptar i Lazios, Lorik Cana, ka deklaruar pas ndeshjes ndaj Juventusin se kryeqytetasit humbën pas disa gabimeve të vogla, të cilat sipas futbollistit gjakovar, Juventusi gjithmonë i ndëshkon.

“Dy gabime ishin vendimtare. Erdhëm këtu për të luajtur ashtu siç kemi bërë këto dy muaj, mirëpo kur luan me Juventusin gjithmonë ndëshkohesh edhe nga gabimet më të vogla. Nuk duhet të dorëzohemi. Na presin ndeshje të vështira, por ne e kemi shpirtin e duhur për të menaxhuar këtë situatë”, deklaroi Cana, transmeton Gazetaolle.com.

Lazio humbi 2:0 ndërsa araqitja e Canës në këtë takim u vlerësua me notën 5.5.