“Cana, 99.9 % te Nantes”

Lorik Cana pritet të kryejë shumë shpejt testet mjekësore te skuadra franceze, Nantes. Është gazetari i mirënjohur francez, Anthony Brulez, që e ka konfirmuar lajmin, duke shkruar se 99 për qind, Lorik Cana do të jetë pjesë e Nantes.

“Lorik Cana dhe Remi Walter, 99.9 për qind do të nënshkruajnë me Nantes”, ka shkruar Brulez në ‘Tëitterin’ e tij, përcjell GazetaOlle.com.

Sipas tij, Lorik Cana në orët e ardhshme pritet të aterrojë në Francë për testet mjekësore. Kampionati francez nuk është i panjohur për Lorikun, pasi për disa vjet ka luajtur me PSG dhe Olympique Marseille. /Gazeta Olle/

fotografia