Cacciatore kopjon Mourinhon, akuzon referët për kurdisjen e ndeshjes

Mbrojtësi i Chievos, Fabrizio Cacciatore, kopjoi gjestin e Jose Mourinhos, për të marrë karton të kuq kundër Juventusit. ‘Bianconerët’ fituan 2:0 me golat e Sami Khedira dhe Gonzalo Higuain, për të ndjekur Napolin në krye të Serie A.

Mbrojtësi i Kievos, Fabrizio Cacciatore, u ndëshkua gjatë humbjes ndaj Juventusit për pretendimin se ndeshja ishte e fiksuar. Fabrizio Cacciatore  bëri një gjest me duar, duke sugjeruar kurdisjen e ndeshjes Chievo-Juventus!?

 Fabrizio Cacciatore sent off for handcuff gesture, suggesting match-fixing

Ish-trajneri i Interit, Jose Mourinho, ishte gjobitur 35.000 funte për gjestin e duarve. Megjithatë, ishte kartoni i  kuq i Cacciatore, i cili mori vëmendjën më të madhe të lojës.

 Jose Mourinho was fined £35,000 for handcuff gesture while Inter Milan boss

Ai u shtye nga Kwadwo Asamoah në zonën e penalltisë së Juventusit dhe, ndërsa loja vazhdoi, mbrojtësi mbeti në dysheme para se të merrte ndihmë mjekësore.

Me Chievon tashmë  të mbetur me dhjetë lojtarë dhe duke mbrojtur nga një rivënie, ai nuk pranoi të largohej nga fusha, por u detyrua nga arbitri.

Dhe, ndërsa jashtë fushës, ai vazhdimisht bëri gjestin e prangave – një simbol i ndreqjes së ndeshjeve në Itali – drejt turmës dhe kamerave. /Gazeta Olle/

Image result for cacciatore vs juventus