Bylis – Gashi, nuk ka marrëveshje

Egzon Gashi ishte afër që të nënshkruante me Bylisin e Ballshit në Shqipëri. Mirëpo, marrëveshja në mes skuadrës së Kategorisë Superiore dhe ish-sulmuesit të Istogut, ka dështuar.

Është menaxheri kosovar, Shpëtim Babaj, ai i cili ishte ndërmjetës në këto negociata.

“Nuk ka marrëveshje për transferimin e Egzon Gashit në Bylis. Kjo gjë tashmë është zyrtare”, ka thënë Shpëtim Babaj. /Olle