Bylbyl Sokoli: Prishtina është dashur të jetë me ambicioze ndaj Feronikelit

Trajneri kosovar Bylbyl Sokoli është deklaruar në lidhje me ndeshjen e djeshme Feronikeli – Prishtina. Sipas trajnerit Sokoli “Feronikeli është me plotë meritë kampion i Kosovës, sepse është një klub shumë mirë i organizuar dhe më shumë cilesi”.

Sokoli ishte trajner i skuadres KF Ferizaj këtë edicion ku arriti që t’a mbajë këtë skuadër në Suprligë pas paraqitjeve fenomenale madje duke e mposhtur edhe vetë fituesin e këtij kampionati KF Feronikelin.

Sipas tij “Prishtina është dashur të jetë me ambicioze edhe pse deri diku ka qenë kundërshtar dinjitoz për Feronikelin, mirëpo natyrisht se ndikoj edhe terreni vendas për Feronikelin si dhe publiku që ishte në numër të madh”

Krejt në fund “Profa” deklaroj se shpreson që Feronikeli të ketë paraqitje shumë të mira në Evropë.