Bylbyl Sokoli: Ky trajner vendor duhet të shpallet doktor shkence!

Majlinda Kelmendi ka arritur ta fitojë medaljen e parë në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Xhudistja pejane arriti që me shumë sukses të shtunën ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Fjalë të mëdha për Majlindën ka edhe trajneri Bylbyl Sokoli.

“Afirmim më të madh Kosovës nuk i ka bërë askush më shumë se sa Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj Driton Kuka”, tha Sokoli në “Dueli Sportiv”.

“Ajo ka bërë mirë edhe që ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën dhe jo ngjyrat e shteteve tjera”, vlerësoi Sokoli.

“Ndoshta asaj mund t’i ketë ndihmuar edhe ajri i Pejës”, shtoi Sokoli.

Për fund, Sokoli dha edhe fjalë të mëdha për trajnerin Driton Kuka.

“E kam thënë edhe më herët se Driton Kuka duhet të shpallet doktor shkence. Sikurse Mourinho në Portugali”, pohoi Sokoli.