Bylbyl Sokoli: Kupa e Kosovës nuk duhet të emërtohet Digitalb Kupa por Kupa Adem Jashari apo Kupa Skënderbeu

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, e ka dhënë një deklaratë befasuese, shkruan Zëri.info.

‘Timonieri’ i mirënjohur kosovar vlerëson se Kupa e Kosovës që njihet si ‘DigitAlb Kupa’ nuk duhet te emërtohet më kështu.

“Kupa e Kosovës nuk duhet të njihet si ‘DigitAlb Kupa’, por Kupa Adem Jashari apo Kupa Skënderbeu. Ky është mendimi im”, ka deklaruar Bylbyl Sokoli për emisionin Dueli Sportiv në RTV Dukagjini.

Kujtojmë se DigitAlb Kupa njihet me këtë emër për shkak të sponsorizimit.

Kampioni aktual i këtij kompeticioni është Feronikeli.