Bylbyl Sokoli gjen fajtorin e eliminimit të Prishtinës, kritikon këtë futbollist bardhekaltër

Trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli ka komentuar ndeshjes e Kupës dhe eliminimin e Prishtinës nga Trepça ’89, shkruan Gazeta Olle.

“Unë pash Visar Bekajn, ndihej shumë i relaksuar gjatë ekzekutimit të penalltive, ai është një portier shumë cilësor dhe një ndër pikat më të forta të Prishtinës, që e ka shpëtuar Prishtinën në ndeshjen ndaj Drenicës në penallti dhe shumë ndeshje tjera, por duhet të këtë seriozitet më të shtuar gjatë ekzekutimit të penalltive”, tha Bylbyl Sokoli në emisionin “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”.