Bylbyl Sokoli del nga Klinika Emergjente

Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli është sulmuar sonte në hyrje të banesës së tij.

Kjo ndodhi pak çaste pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.

Sulmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Në QKUK bëjnë me dije se Sokoli ka pësuar lëndime sipërfaqësore.

“Mund t’u konfirmojmë se z. Bybyl Sokoli, ka kërkuar ndihmë mjekësore në kuadër të Klinikës Emergjente dhe bazuar në informacionet e marra nga mjekët kujdestarë, fatmirësisht bëhet fjalë për lëndime të lehta, por janë duke u kryer të gjitha ekzaminimet shtesë të nevojshme nga stafi i Klinikës Emergjente”.

“Bazuar në informatat nga stafi mjekësor, ai ende ndodhet në emergjencë dhe po përcillet nga stafi shëndetësor”, ka thënë Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së.

Sokoli para disa minutave ka dalë nga QKUK, duke mos u prononcuar për media.

Ai është pritur nga familjarët e tij.