Bylbyl Sokoli arrin në stadiumin e 2 Korrikut për ta drejtuar skuadrën e Prishtinës

Bylbyl Sokoli ka arritur marrëveshje me Prishtinën për ta drejtuar skuadrën kryeqytetase në vazhdim të këtij edicioni.

Trajneri kosovar i cili bëri ‘mrekulli’ me Ferizajn edicionin e kaluar duke i shpëtuar “Ujqërit” nga rënia në Ligën e Parë, do ta zëvendësojë të larguarin Mirel Josa, raporton Zëri.

Pas arritjes së marrëveshjes, Sokoli sot do ta nis punën te klubi më i madh kosovar.

Tashmë, Sokoli ka arritur në fushën e 2 Korrikut, aty ku Prishtina kryen seancat stërvitore.

Pas pak, pritet të bëhet edhe prezantimi i tij si trajneri më i ri i Prishtinës.

Stërvitja e sotme e Prishtinvs nis nga ora 16:00.

Image